Një shtetases nga Kolumbia i janë grabitur 10 mijë euro para të gatshme në banesën e saj në Prishtinë. Sipas raportit policor, tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj të armatosur mbrëmjen e së hënës. “Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e […]
Tre persona të armatosur ia grabisin 10 mijë euro shtetases kolumbiane në banesën e saj në Prishtinë

Një shtetases nga Kolumbia i janë grabitur 10 mijë euro para të gatshme në banesën e saj në Prishtinë. Sipas raportit policor, tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj të armatosur mbrëmjen e së hënës.
“Viktima femër shtetase e Kolumbisë ka raportuar se tre persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj me armë dhe ia kanë grabitur 10.000 euro para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.











