Tre persona të lënduar në dy aksidente në Miradi të Epërme

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Dy aksidente afër njëri-tjetrit kanë ndodhur pasditen e sotme në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për klankosova.tv se në këto aksidente janë lënduar katër persona.

“Në segmentin e rrugës Fushë Kosovë-Sllatinë, kanë ndodhur dy aksidente trafiku. Në njërin aksident janë përfshirë katër vetura dhe në aksidentin tjetër një veturë dhe një kamion. Në aksidentin me katër vetura janë të lënduar tre persona. Largësia mes dy aksidenteve është rreth 50-60m”, ka thënë Krasniqi, njofton Klan Kosova.

“Policia ende është duke i trajtuar aksidentet”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme