Tre pasagjerë kanë mbetur me lëndime trupore si pasojë e një vetaksidenti të ndodhur në Skënderaj.
Rasti ka ndodhur saktësisht në fshatin Likovc në mëngjesin e së dieles, ndërsa ngasësi i një veture ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rrugës, njofton Klan Kosova.
Të lënduarit, dy femra dhe një mashkull të gjithë shqiptarë, janë dërguar për tretman mjekësor të mëtutjeshëm.