Tri pije për mëngjes që ndihmojnë në humbjen e peshës

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 07:07 | Nga Ekonomia Online

Të keni peshë të tepërt mund të jetë vërtet shqetësuese, por ne iu sugjerojmë një zgjidhje për të rënë nga pesha që do të jetë më e mira dhe më e lehta për t’u praktikuar. Gjithçka çfarë ju duhet është që të përgatisni këto tre pije smoothie të mrekullueshme për mëngjes dhe kështu të bini në peshë.

Ushqimet plot me proteina janë të mrekullueshme nëse dëshironi të humbisni në peshë dhe të mirëmbani masën muskulore në të njëjtën kohë. Ato rrisin energjinë dhe sigurojnë energjinë e mjaftueshme për aktivitetet ditore, shkruan Ekonomia Online.

Ushqimet e pasura me fibra do ta pakësojnë ndjeshëm ndjenjën e urisë, do të parandalojnë kapsllëkun dhe nuk do të ndjeni dëshirë për të ngrënë për një periudhë më të gjatë kohe.

Më poshtë po ju japim recetat për tre smoothie që mund të përgatisni në mëngjes pa shumë përpjekje dhe do të humbisni shpejt në peshë.

Image result for orange smoothie

Përbërësit
1 banane
1 portokall
2 lugë gjelle bajame, të shtypura
2 lugë gjelle fara liri, të thërrmuara
2 fiq të freskët ose të thatë
1/3 filxhan çaji ujë

Përgatitja
Shtrydhim lëngun e limonit dhe e përziejmë së bashku me pjesën tjetër të përbërësve derisa të bëhet një masë e butë dhe kremoze. E pimë gjithmonë të freskët.
Nëse po përdorni fiq të thatë, zhytini në ujë për gjysmë ore përpara se t’i përdorni.

Image result for banana smoothie

Përbërësit
1 filxhan çaji mjedra
1 mollë
1 banane
1/2 limon
1 lugë gjelle fara liri, të shtypura

Përgatitja
Përziejmë të gjithë përbërësit. I pimë të freskëta. Nëse përdorni mollë organike, mos i qëroni.

Image result for kiwi smoothie

Përbërësit
2 kivi
1 banane
1/2 mollë
1 portokall
1 lugë gjelle fara liri, të thërmuara
1 lugë gjelle lajthi, të shtypura

Përgatitja
Përziejmë përbërësit së bashku derisa të krijohet smoothie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme