Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Armenisë, Yerevan do të hapë dyert për të mirëpritur ekspozitën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, shkruan KultPlus.
Pjesë e kësaj ekspozite në të cilën do të ekspozohet puna e më shumë së 70-të artistëve ndërkombëtarë do të jenë edhe artistët shqiptarë Sislej Xhafa, Anri Sala dhe Adrian Paci.
Kjo ekspozitë do të mbahet më 25 shtator deri më 25 tetor si dhe do të zhvillohet në qendër të qytetit, në shtatë lokacione të ndryshme.
Kjo ngjarje përfshin një numër të madh të aktiviteteve si punëtori dhe diskutime me personalitet ndërkombëtare të fushës së artit.
Kjo është njëkohësisht edhe ekspozita e parë e artit bashkëkohor në Yerevan, brenda të cilës qëndrojnë të kombinuara piktura, skulptura, fotografi, video, instilacione e të tjera. Për më shumë informata klikoni këtu.