Tre të arrestuar në Ferizaj për posedim narkotikësh

Prishtinë | 02 Qer 2018 | 12:22 | Nga

Në tre raste të ndara, pas legjitimimit, Policia e Kosovës ka gjetur tek tre persona sasi të caktuar narkotikësh, për të cilën arsye i ka arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt.

Tre persona janë arrestuar në qytetin e Ferizajt, në lokacione të ndryshme për posedim të paautorizuar dhe shitje narkotikësh.

Të tre të dyshuarit kanë rënë në pranga kur pas legjitimimit si procedurë e zakonshme u është gjetur në posedim sasi e caktuar marihuane.

Pas shoqërimit në stacion policor dhe intervistimit, me vendim të prokurorit të tre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti hetohet.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme