Tre të arrestuar në Grashticë e Prishtinë, u gjenden armë e municione

Prishtinë | 14 Kor 2018 | 13:52 | Nga

Tre persona janë arrestuar pasi që në pronat e tyre janë gjetur armë dhe municione, të cilat më pas janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.

Ato janë gjetur në fshatin Grashticë dhe në Prishtinë, ku përfshiren lloje të ndryshme të armëve duke filluar me AK-47, dy pistoleta, 322 fishek, dy karikator, dy kondak dhe tre telefona mobil.

Kurse, të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Sipas Policisë së Kosovës, ata vazhdimisht po luftojnë të gjitha dukuritë negative dhe po ndërmarrin veprime operacionale ndaj shkelësve të ligjit.

“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha dukurive negative dhe veprime aktive operacionale po ndërmerren dhe do të ndërmerren ndaj shkelësve te ligjit ne atyre qe mbajnë në pronësi apo përdorin kundërligjshëm arme/municione apo pajisje tjera që mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve tanë” thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

Ndryshe, çdo vit këta të fundit konfiskojnë 1000 deri ne 1200 armë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, të cilat mund të paraqesin rrezik potencial nëse do te mbeteshin ne duart e qytetareve në mënyrë të jashtëligjshme.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme