Tre të arrestuar për dhunë në familje

Prishtinë | 27 Dhj 2019 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Tre persona janë arrestuar për dhunë në familje gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit nga Policia, në Podujevë është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj nënës së tij viktimës femër. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë gjithashtu është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërkaq në Suharekë çshtë arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër. Viktima është dërguar në Emergjencën në Suharekë dhe e njëjta pas tretmanit mjekësor është liruar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme