Ekonomia Online
FUNDIT

Tre të arrestuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë, policia në kërkim të personit të katërt

Tre të arrestuar për vjedhje të rëndë në Prishtinë, policia në kërkim të personit të katërt

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nga katër të dyshuarit për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë. Sipas policisë personi i katërt i dyshuar gjendet në arrati. “Në lidhje me rastin janë identifikuar katër te dyshuar meshkuj kosovar ku tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i katërt gjendet në […]

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona nga katër të dyshuarit për vjedhje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje në Prishtinë.

Sipas policisë personi i katërt i dyshuar gjendet në arrati.

“Në lidhje me rastin janë identifikuar katër te dyshuar meshkuj kosovar ku tre prej tyre janë arrestuar, ndërsa i dyshuari i katërt gjendet në arrati”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të gjyqtarit të Procedurës Paraprake janë kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar: një armë zjarri me një karikator dhe katër fishekë, disa orë dore dhe bizhuteri te ndryshme si dhe 3800€dhe një fishek.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit tre te dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Të ngjashme