Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturave te Mensa e Studentëve

Prishtinë | 27 Sht 2025 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv, zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.

Ai shtoi se të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa sipas tij, aksidenti ndodhi rreth orës 01:30 të së shtunës.

“Rreth orës 01:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy vetura. Si pasojë lëndime kanë pësuar tre persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka thënë Pllana.

Të ngjashme