Policia ka dhënë detaje për përleshjen që ka ndodhur sot pasdite tek lokalet e Llesnës në Prishtinë.
Si pasojë përdorimit të mjeteve të forta tre persona kanë mbetur të lënduar.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.
“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një përleshje mes disa personave në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Si pasojë e përleshjes janë përdorur dhe mjetet e forta, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta trupore”- tha Ahmeti.
Ajo shtoi se lidhur me rastin tre persona janë shoqëruar në polici. Me rastin po merren njesitet kompetente të stacionit Jugu në Prishtinë.