Tre të maskuar ia grabitin para dhe një telefon

Prishtinë | 30 Dhj 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës raporton se në magjistralen Prishtinë – Ferizaj se tre persona të maskuar ia kanë grabitur një telefon dhe para të gatshme viktimës.

“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se 3 (tre) persona të panjohur të maskuar dhe nën kërcenim të armës i kanë marrë një telefon Samsung si dhe 70 (shtatëdhjetë) € para të gatshme. Të dyshuarit janë larguar këmbë në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore.

Të ngjashme