Një somalez ka lënë të vdekur tre persona dhe pesë të tjerë kanë marrë lëndime serioze në qytetin Wurzburg të Gjermanisë.
Sipas Ministrit të Brendshëm të Bavarisë, Joachim Herrmann në mesin e të plagosurve është edhe një fëmijë babai i të cilit është njëri nga tri viktimat e këtij sulmi, shkruan Bild, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, Herrmann bënë të ditur se somalezi ishte i njohur për policinë teksa thotë se jo të gjithë nga të plagosurit janë të sigurtë se do të mbijetojnë.
“Ai ishte vënë re nga policia dhe ishte detyruar me forcë që të merrte trajtim psikiatritk, por nuk duket se ka autorë të tjerë, ndërsa jo të gjithë të plagosurit janë të sigurtë se do të mbijetojnë”, është shprehur Herrmann.
Ndërsa, policia ka bërë të ditur se e ka rrethuar zonën dhe se tashmë nuk ka asnjë rrezik për popullatën dhe se e gjithë zona vazhdon të jetë e bllokuar teksa në vendin e ngjarjes janë një numër i madh i ambulancave dhe veturave të policisë.