Një aksidenti rëndë komunikacioni ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, përkatësisht te fshati Llugaxhi, në të cilin ka edhe të vdekur.
Në aksidentin e rëndë të ndodhur sot në orët e mëngjesit kanë mbetur të vdekur tre persona.
Këtë për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja policore, Flora Ahmeti.
“Kanë mbetur të vdekur tre persona, dy femra dhe një mashkull”, ka thënë shkurt Ahmeti.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture me targa të huaja.