Tre të vdekur si pasojë e një sulmi me thikë në Skoci

Prishtinë | 26 Qer 2020 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e një sulmi me thikë në Glasgow të Skocisë, tre persona kanë humbur jetën.

Pas këtij sulmi, i dyshuari është qëlluar për vdekje nga autoritetet e sigurisë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Federata e Policisë në Skoci ka njoftuar se edhe një pjesëtar i policisë është në mesin e personave të goditur me thikë.

Përmes një deklarate për media, Policia ka thënë se situata është nën kontroll dhe nuk ka ndonjë rrezik për publikun.

Të ngjashme