Tre udhëtarët në hotel

Tre burra shkojnë në një hotel shumë të lartë në Nju Jork dhe marrin një dhomë në katin e 60-të. Recepsionisti i paralajmëron: “Ashensori nuk punon sonte. Do t’ju duhet të ngjiteni në këmbë.”

Për të kaluar kohën gjatë ngjitjes, ata vendosin të ndajnë punët:

  • Për 20 katet e para, i pari do të tregojë histori të gëzueshme.
  • Për 20 katet e dytë, i dyti do të tregojë histori trishtuese.
  • Për 20 katet e fundit, i treti do të tregojë histori tmerri.

Ngjiten 20 katet e para duke qeshur me histori të bukura.
Kalojnë 20 katet e dytë duke qarë nga historitë e trishta.
Kur arrijnë në katin e 40-të, vjen radha e burrit të tretë për historitë e tmerrit. Ai kthehet nga shokët me fytyrë të zymtë dhe u thotë:

  • “Tani do t’ju tregoj historinë më të tmerrshme që keni dëgjuar ndonjëherë… Kemi harruar çelësin e dhomës poshtë tek recepsioni!”

Të ngjashme