Tre vëllezër përleshen për një borxh, intervenon policia

Foto: Ekonomia Online/ Arkiv
Prishtinë | 30 Kor 2018 | 12:55 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre meshkuj (vëllezër), të cilët pas një mosmarrëveshjeje rreth një borxhi ishin përleshur fizikisht mes vete.

Ngjarja ka ndodhur të dielën pasdite në Prishtinë. Të involvuarit kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

Me urdhër të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, kurse dy vëllezërit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme