Trevjeçari në Gjermani, vdes duke shkuar në çerdhe

Prishtinë | 15 Gus 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e ditës së mërkurës një fëmijë 3-vjeçar nga Kosova ka ndërruar jetë rrugës duke shkuar për në çerdhe, në Gjermani. 

Lajmin e kanë konfirmuar për Gazetën Express, familjarët e L.Gashit.

Këta kanë bërë të ditur se djali ka qenë duke shkuar në çerdhe, kur i ka rënë të fikët, derisa i njejti më vonë është konstatuar se ka vdekur nga infrakti. Rasti ka ndodhur në Frankfurt.

Familja e tij nga fshati Ngucat i Malishevës, tutje, kanë bërë të ditur se djali nuk ka qenë i sëmurë më parë.

Për varrimin e të njëjtit ende nuk dihet saktë, pasi që fillimisht duhet të kryhen procedurat në shtetin gjerman.

Të ngjashme