Tre vjet burgim për tentim vrasje ndaj prizrenasit

Prishtinë | 06 Dhj 2019 | 14:15 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore e Prizrenit ka dënuar me tre vjet burgim të akuzuarin E.R. nga Prizreni për veprën penale “Vrasje në tentativë” dhe “Posedim të paautorizuar të armëve”.

Nga i akuzuari është konfiskuar një pistoletë e llojit “Petro Beretta”e kalibrit 7.65, 1 një pushkë automatike AK-47, 1 karikator dhe 25 fishekë si dhe një brisk me teh të gjatë 11 cm.

“Sepse me datën 17.03.2019, rreth orës 00:30 minuta, në Prizren i akuzuari pas një mosmarrëveshje paraprake tenton ta privoj nga jeta të dëmtuarin me iniciale Q.G. në atë mënyrë që vjen vrullshëm me automjetin e tij, del prej automjetit dhe fjaloset me të dëmtuarin me iniciale Q.G. dhe pas përleshjes me të nxjerr pistoletën dhe nga një distancë e afërt shtënë një herë në drejtim të dëmtuarit me iniciale Q.G. duke i shkaktuar lëndime – plagë shkuese, depërtuese të indeve të buta në regjionin e kofshës së këmbës së djathtë të përshkruar si në konstatimin e ekspertit mjeko ligjor”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme