Tregtarët me protesta kërkojnë shtyrjen e punimeve në Tregun e Gjelbër të Gjilanit

Prishtinë | 29 Mar 2019 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Me protesta para objektit të Komunës, tregtarët të enjten kanë kërkuar nga qeverisja komunale e Gjilanit shtyrjen e afatit të punimeve në rregullimin e infrastrukturës në Tregun e Gjelbër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Tregtarët kanë kërkuar nga Komuna që punimet në ndërtimin e infrastrukturës së tregut të fillojnë në muajin shtator, ngase ata konsiderojnë se në këtë periudhë nuk ka qarkullim të madh të blerësve dhe se fitimet janë më të vogla.

Tregtarët kanë deklaruar se nuk do të pranojnë zhvendosje në ndonjë lokacion tjetër me rastin e zhvillimit të punimeve dhe se Komuna duhet të garantojë funksionimin e tregut.

Përfaqësuesi i tregtarëve, Enver Ismajli, ka deklaruar se ata mbesin të shqetësuar me paralajmërimet e Komunës se punimet do të fillojnë javën e ardhshme. Sipas tij, punimet në këtë kohë e pamundësojnë kontaktin me blerësit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme