Tregtia me pakicë shënon rritje

Prishtinë | 23 Mar 2017 | 15:51 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e katërt të vitit 2016.

Në bazë të të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës , vërejmë se në tremujorin e katërt të vitit 2016 ka rritje të tregtisë me pakicë  krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (28.8%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuara (17.2%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (16.1%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjera, në dyqane të specializuara (16.1%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (8.4%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (8.3%); si dhe Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (0.7%).

Ndërsa, rënie ka pasur: Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (2.5%). Ndërkaq, krahasuar me vitin paraprak në tremujorin e katërt të vitit,vërejmë një rritje te Tregtia me pakicë në dyqane, tezga ose tregje 53.8 %, thuhet në komunikatën e ASK.

Tregtia me pakicë e karburantit për automjete në dyqane të specializuar (15.2%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (14.2%); Tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara (6.9%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (6.6%); si dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (4.3%). Kurse, rënie kanë pasur: Tregtia me pakicë e mallrave të tjera në dyqane të specializuara (1.9%) dhe Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (21.5 %).

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme