Ekonomia Online
FUNDIT

Tregu në Kosovë, inflacioni në shkallën 3.4 për qind

Tregu në Kosovë, inflacioni në shkallën 3.4 për qind

Deri para pak ditësh, një qytetar në Prishtinë ka mundur të ushqehet në vlerën e 2 eurove me një sanduiç. Por, tashmë çmimi i secilit prej tyre në këtë lokal është rritur me 40 cent. Menaxheri i lokalit tregon se rritja e çmimeve të konsumit bazë në intervale të vazhdueshme kohore ka ndikuar në ngritjen […]

Deri para pak ditësh, një qytetar në Prishtinë ka mundur të ushqehet në vlerën e 2 eurove me një sanduiç. Por, tashmë çmimi i secilit prej tyre në këtë lokal është rritur me 40 cent.

Menaxheri i lokalit tregon se rritja e çmimeve të konsumit bazë në intervale të vazhdueshme kohore ka ndikuar në ngritjen e çmimeve të produkteve finale.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë një inflacion të çmimeve të konsumit prej 3.4 për qind, nga korriku i 2018-ës deri në muajin maj të 2019-ës.

Produktet e prekura më së shumti nga rritja e përnjëhershme e çmimeve janë: perimet me 21 për qind, buka 13 për qind, mishi 4.7 për qind, qumështi, djathi dhe vezët me 3.4 për qind.

Në ASK tregojnë se inflacioni ka rezultuar nga: reshjet atmosferike të 2018-ës, rritja e çmimit të naftës dhe derivateve të saj në bursën ndërkombëtare si dhe vendosja e masës mbrojtëse 100 për qind ndaj produkteve serbe./Top Channel

Të ngjashme