Tregut të luleve në Prishtinë i ndërrohet lokacioni

Prishtinë | 12 Mar 2018 | 09:19 | Nga

Tregu i luleve është njëri ndër aktivitetet e ideuara dhe organizuara nga Komuna e Prishtinës, i cili kësaj radhe është bartur në sheshin “Edit Durham”, ku pritet të ketë frekuentim shumë më të madh të qytetarëve sesa në lokacionin paraprak, transmeton Ekonomia Online.

Sipas një njoftimi nga komuna e Prishtinës ky treg ka për synim mbështetjen e bizneseve që merren me prodhimtarinë e luleve. Këto të fundit do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve të tyre në 6 shtëpiza të projektuara për shitjen e luleve.

“Drejtoria e ​P​lanifikimit ​S​trategjik dhe ​Z​hvillimit të ​Q​ëndrueshëm në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ka prioritet përkrahjen e vazhdueshme dhe ofrimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e bizneseve”, thuhet  në njoftim.

 

Të ngjashme