Treni bllokohet nga vërshimet, shpëtohen 700 njerëz në Indi

Prishtinë | 27 Kor 2019 | 13:44 | Nga Ekonomia Online

Rreth 700 njerëz janë shpëtuar nga një tren i bllokuar në Mumbai të Indisë. Treni ishte ndalur për shkak se binarët nëpër të cilët po kalonte ishin mbuluar nga uji.

Ekipet e shpëtimit përdorën helikopterë dhe barka për t’i nxjerrë nga treni njerëzit e bllokuar. Treni u bllokua në mbrëmjen e së premtes afër qytetit Vangani.

Udhëtarët thanë para gazetarëve se u kërkua nga ta të qëndrojnë në tren, ndonëse nuk kishin ushqim dhe ujë për 15 orë.

Gjatë sezonit të vërshimeve në pjesën jugore të Azisë kanë vdekur mbi 600 persona.

Autoritetet indiane njoftuan se e kanë ndërtuar një kamp të përkohshëm afër trenit të bllokuar nga vërshimet. Në të, njerëzit mund të marrin ushqim dhe ilaçe.

Në mesin e njerëzve të nxjerrë nga treni raportohet se ishin edhe nëntë gra shtatzëna.

Një zëdhënës i kompanisë që operon me këtë tren tha se për udhëtarët e tyre është siguruar transport alternative, shkruan “BBC”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme