Treni godet veturën afër Klinës, vdes shoferi

Prishtinë | 06 Kor 2023 | 14:28 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 12:45, Policia është informuar se në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasojë e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё.

I njëjti është dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Pejё dhe aty nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Foto nga arkivi)

Të ngjashme