Trepça fiton ndaj Bashkimit në Prizren

Prishtinë | 29 Tet 2023 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

Trepça ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit triumfuan sonte ndaj Bashkimit, në ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Sezai Surroi” përfundoi me rezultatin 77:99.

Për Trepçën ishte kjo fitorja e pestë, krahas një humbjeje – kurse, Bashkimi tani numëron tri humbje dhe tri fitore.

Te “Xehetarët” më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi, Isaiah Ross dhe Brevin Galloway, që shënuan nga 20 pikë secili.

Te prizrenasit u dallua Grant Lozoya, me 21 pikë.

Trepça në xhiron e ardhshme e pret Golden Eagle Yllin, kurse Bashkimi luan në udhëtim ndaj Pejës.

Të ngjashme