Ekonomia Online
FUNDIT

Trepça zgjerohet në 13 njësi

Trepça zgjerohet në 13 njësi

Nuk do të jenë vetëm minierat dhe flotacionet që do ta përbëjnë shoqërinë aksionare “Trepça”. Ndryshe nga drafti i parë i Statutit, që ishte miratuar në Qeveri vitin e shkuar, drafti i votuar të premten ka listuar 13 njësi të “Trepçës”, që është nën menaxhim të AKP-së, për të kaluar në shoqërinë aksionare të formuar […]

Nuk do të jenë vetëm minierat dhe flotacionet që do ta përbëjnë shoqërinë aksionare “Trepça”. Ndryshe nga drafti i parë i Statutit, që ishte miratuar në Qeveri vitin e shkuar, drafti i votuar të premten ka listuar 13 njësi të “Trepçës”, që është nën menaxhim të AKP-së, për të kaluar në shoqërinë aksionare të formuar me ligjin e miratuar në mandatin e shkuar qeverisës.

Ligji parashihte vetëm tri njësi të kalonin në ndërmarrjen e re, në të cilën Qeveria do t’i ketë 80 për qind të aksioneve, ndërsa punëtorët 20 për qind: Minierat me flotacion në Stantërg; Minierat me flotacion në Kishnicë dhe Artanë, si dhe; Minierat me flotacion në Leposaviq, përkatësisht Kopaonik.

Statuti i mëhershëm që e kishte miratuar Qeveria parashihte përfshirjen edhe të tri njësive të tjera: Metalurgjisë së Plumbit; Metalurgjisë së Zinkut dhe; Industrisë Kimike. Por, Sindikata e pati kundërshtuar këtë. Kjo pati bërë që edhe në komisione funksionale të Kuvendit përmbajtja e draftit të Statutit të mos përkrahe, shkruan koha.net

Të ngjashme