Tri klubet italiane pas Darmianit

Prishtinë | 23 Nën 2017 | 13:30 | Nga

Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Juventus, Napoli dhe Roma janë të interesuar për mbrojtësin e Manchester United, Matteo Darmian.

Mbrojtësi kaloi te ‘Djajtë e Kuq’ nga Torino në vitin 2015, por Jose Mourinho nuk e sheh si lojtar startues.

Italiani ka luajtur në vetëm dy ndeshje nga fillimi në Ligën e Kampionëve.

Sipas calciomercato.it, Darmian do të kthehet në Itali, ku interesimi i klubeve është i madh.

Në garë prin Juventus, por edhe Napoli dhe Roma janë shumë të interesuara.

Bianconerët kërkojnë ta zëvendësojnë Stephan Lichtsteinerin, të cilit i skadon kontrata, ndërsa edhe Napoli kërkon zëvendësues për Faouzi Ghoulamin.

Darmian mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes dhe kjo e bën shumë të kërkuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme