Tri kontradiktat që tregojnë moçalin ku jemi zhytur

Prishtinë | 11 Mar 2023 | 16:01 | Nga Blerim Latifi

Në njërën anë ekonominë prodhuese e kemi më të keqen në Europë, ndërsa në anën tjetër jemi bërë me qendrën më të madhe tregtare në Europën Juglindore, Prishtina Mall.

Në njërën anë e kemi kushtetutën më liberale në Ballkan dhe jo vetëm, ndërsa në anën tjetër politikën e parlamentin plot me tipa që të kujtojnë milicinë morale të Iranit.

Në njërën anë në sondazhe dalim si një ndër popujt më optimistë, ndërsa në anën tjetër para ambasadave nuk kanë të sosur rrjeshtat e të interesuarve për të marrë një vizë largimi nga Kosova.

Mund të listojmë dhjetëra shembuj të tillë kontradiktash, por mjaftojnë këta të tre për të treguar moçalin e falsitetit dhe improvizimit, në të cilin jemi zhytur deri në grykë.

Të ngjashme