Afati kalimtar i verës për ligat më të forta evropiane ka përfunduar gjatë mbrëmjes së të hënës.
Por, kjo nuk vlen për shtetin e Katarit, ku Al-Duhail, Al-Rayyan dhe Al-Gharafa po ndjekin për së afërmi situatën e Mario Mandzukicit.
Dhe mund të realizohet kalimi i kroatit në njërën prej këtyre skuadrave duke marrë parasysh se sulmuesi nuk figuron në listën e lojtarëve që do të mund të paraqiten në Ligën e Kampionëve.
Calciomercato shkruan se do të jetë e vështirë që të bindet futbollist të largohet nga Juventus për Katarin, pasi më parë ka refuzuar ofertat e tilla, si të PSG-së dhe Manchester Unitedit.
Me ardhjen e trajnerit të Maurizio Sarrit, kampionët italian kanë një ritëm më të shpejt të lojës dhe përveç Cristiano Ronaldos të paprekshëm, treshja sulmuese do të përbëhet nga krahu lakonik i Douglas Costas dhe i preferuari i Sarrit nga koha te Napoli, Gonzalo Higuain.
Është argjentinasi arsyeja kryesore se pse 33-vjeçari kroat është në planin e tretë – ai u kthye pas dy huazimeve të pasuksesshme – Milan dhe Chelsea.