Tetë persona janë arrestuar në 24 orët e fundit për shkak të rrahjeve.
Në rastin e parë, në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë, dy persona janë arrestuar për shkak se ishin përleshur mes vete pas një mosmarrëveshjeje për një borxh. Të dy janë dërguar në mbajtje dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Një rast tjetër ka ndodhur në fshatin Tërrn të Ferizajt ku katër persona kanë kërkuar ndihmë pasi sipas tyre janë përfshirë në një rrahje. Dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK, ndërsa po kërkohen personat e dyshuar.
Në Zubin Potok janë arrestuar gjashtë meshkuj për përfshirje në një rrahje. Si pasojë e rrahjes disa kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Ata janë liruar me vendim të prokurorit.