Në Policinë e Kosovës është raportuar për një aksident trafiku ndërmjet tri automjeteve të udhëtarëve me targa vendore në Ferizaj.
Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale në tri automjetet, lëndime trupore ka pësuar njëri prej drejtuesve të njërit automjet, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.
I lënduari ka marrë tretman mjekësor në Ferizaj e më pas dërgohet në QKUK në Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti ende nën hetime.