Pavo Zhivkoviq nga Vukovari, edhe 30 vjet pas luftës në Kroaci, është në kërkim të djalit të tij, Goranit.
Ai ishte 22-vjeçar kur pjesëtarët e atëhershëm të Armatës Popullore të Jugosllavisë e morën nga spitali i Vukovarit.
Që nga ajo kohë, ai humbi çdo gjurmë të tij.
Të enjten, më 18 nëntor, 2021, bëhen tri dekada qëkur forcat e Armatës Popullore të Jugosllavisë dhe paramilitarët nga Serbia morën kontrollin e plotë të qytetit të Vukovarit.
Rrëfimi i familjes Zhivkoviq është një nga rrëfimet që Radio Evropa e Lirë ka sjellë me rastin e 30-vjetorit të fillimit të luftërave në ish-Jugosllavi.