Drejtuesit dhe tifozët e Real Madridit janë të tronditur pasi ylli i skuadrës së tyre mund ta humbasë krejt sezonin, akoma pa e filluar atë.
Marco Asensio u dëmtua në ndeshjen miqësore parasezonale kundër Arsenalit.
Reali po humbiste 2-0 kundër Arsenalit, por golat e Bales dhe Asensios i dhanë baraspeshën madrilenëve të cilët në fund e fituan ndeshjen me penallti.
Vetëm dy minuta pas shënimit të golit, Asensio kapi keq gjurin duke bllokuar në një aksion pa shumë prentendime sulmuesin kundërshtar Aubameyang.
Diagnozat e paraprake flasin për një këputje të ligamenteve në gjurin e majtë. Në rast konfirmimi të kësaj diagnoze, Asensio mund t’i thotë lamtumirë sezonit ende pa filluar mirë.
Në përfundim të sfidës së fituar nga Reali, pas goditjeve nga pika e bardhë e penalltisë, foli dhe trajneri Zidane.
“Jemi shumë të shqetësuar dhe të tronditur nga ajo që ndodhi me Asension”, ka deklaruar ai.