Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka vendosur për të bllokuar të gjitha pasuritë e Qeverisë së Venezuelës duke vënë një sërë masash diplomatike dhe sanksione si synim për ta larguar nga pushteti presidentin Nicolas Maduro.
Sipas urdhrit ekzekutiv të nënshkruar nga ai shkohet përtej sanksioneve të vëna në muajt e fundit kundër kompanisë shtetërore të naftës PDVSA dhe sektorit financiar, sikurse edhe masave ndaj zyrtarëve venezuelas, shkruan Reuters.
“Të gjitha pronat dhe interesat në pronën e Qeverisë së Venezuelës që janë në ShBA…janë të bllokuara dhe nuk do të mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen apo të trajtohen ndryshe”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë.
Ky njoftim ka ardhur si befasi edhe për disa aleatë të administratës së Trump. “Kjo është tepër” ka thënë Ana Quintana, analiste e lartë politike në “Heritage Foundatiuon”.