Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të takohet në Shtëpinë e Bardhë me kryenegociatorin e Koresë së Veriut për bisedime me Amerikën, Kim Yogn-chol.
Ky takim do të mbahet për të parë mundësinë e mbajtjes së një samiti tjetër mes dy liderëve të dy vendeve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Zëdhënësja, Sarah Sanders ka thënë se bisedimet e mëvonshme në Shtëpinë e Bardhë në fokus do të kenë denuklearizimin e Koresë së Veriut.
Në Amerikë Yogn-chol do të sjellë një letër të liderit të vendit komunist Kim Jong-un që do të jetë për të parin e Amerikës, Donald Trump.
Ka spekulime se takimi i dytë Trump-John-un do të mbahet në Vietnam.