Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se ai planifikon të marrë pjesë në protestën vjetore kundër abortit “Marshi për Jetën” të premten – duke e bërë atë presidentin e parë i cili do të marrë pjesë në këtë marshim.
Trump e bëri njoftimin në një shkrim në Twitter, duke shkruar “Shihemi të Premten … Big Crowd!” Në një mesazh që përfshinte një video të sponsorizuar nga marshimi.
Organizatori i marshit, Jeanne Mancini, tha se organizatorët janë të entuziazmuar për të mirëpritur presidentin.
“Ne jemi shumë të entuziazmuar që ai të përjetojë personalisht se sa të apasionuar janë marshuesit tanë për jetën dhe mbrojnë të palindurit”, tha Mancini.
Në vitin 2017, zëvendëspresidenti Mike Pence u bë udhëheqësi më i lartë i zgjedhur që mori pjesë në marshim, dhe iu drejtua turmave masive të demonstruesve kundër abortit.
“Jeta po fiton përsëri në Amerikë”, u tha Pence demonstruesve.