“Trump do t’i japë 10 miliardë USD Serbisë që ta njohë Kosovën”

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 01:22 | Nga Ekonomia Online

Duket si fantazi, por mediumi nga Serbia “Informer”, pretendon se ka mësuar se cili është pazari për të cilin Serbia do pranojë njohjen e shtetit të Kosovës.

Sipas gazetës serbe, e cila nuk duket se ka ndonjë burim, thuhet se Trump do t’i dhurojë Serbisë 10 miliardë dollarë, 14 aeroplan luftarak F-16 dhe anëtarësimin ne Bashkimin Evropian deri në vitin 2024.

Sipas “burimit” të këtij tabloidi, Trumpi kërkon ta zgjidhë këtë çështje deri në mesin e vitit 2020.

“Trump ka dalë me këtë ide për t’i ofruar Serbisë një plan të ngjashëm sikurse “Plani Marashall” që i ishte ofruar Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo do të përfshinte investime deri në 10 miliardë dollarë në projekte të infrastrukturës, të paktën 14 avionë luftarak të tipit F-16, dhe gjithashtu do të përshpejtonte integrimin në Bashkimin Evropian. Kjo do të thotë që Serbia do të futet në BE më së largu deri në 2024”, ka thënë ky burim “në kushte anonimiteti”.

Këtë plan, “Informer” e lidh me detyrën e re në Ballkan të diplomatit amerikan, Methew Palmer.

Të ngjashme