Trump emëron në krye të Inteligjencës, Joseph Maguire

Prishtinë | 09 Gus 2019 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka emëruar oficerin e pensionuar të marinës, Joseph, Maguire në krye të Inteligjencës amerikane.

Maguire deri tash ka qenë drejtor në Qendrën Kombëtare të Kundërterrorizmit, shkruan USA Today.

Emërimi i tij ka qenë pak befasues sepse ai ka ardhur vetëm një orë pasi vet Trump kishte njoftuar për dorëheqjen e zyrtares së Inteligjencës, Sue Gordan e cila ishte pretendente për pozitën e kryespiunit.

“Adminari Maguire ka një karrierë të shquar ushtarake”, ka shkruar ai në Twitter.

Të ngjashme