Ushtria Amerikane dje ka kryer një operacion kundër udhëheqësit të arratisur të Shtetit Islamik, ndërsa bëhet e ditur se kanë vrarë liderin e këtij grupi, Abu Bakr al-Baghdadi. Një gjë të tillë, e la të kuptohet edhe Presidenti Donald Trump përmes një shkrimi.
Mediat amerikane raportojnë se Abu Bakr al-Baghdadi është vrarë, ndonëse lajmi nuk është konfirmuar ende.
Ndërkaq sot, Presidenti Trump pritet të mbaj një ‘fjalim të madh’, por ende nuk dihen detaje të tjera.
“Diçka shumë e madhe sapo ka ndodhur”, ka shkruar paraprakisht Trump në Twitter.
Ndryshe, Baghdadi konsiderohet si njeriu më i kërkuar në botë, ndërsa ky i fundit, shpesh u raportua si gabimisht i vrarë.
Shtetet e Bashkuara në vitin 2011 e shpallën atë ‘terrorist’, dhe ofruan shpërblim prej 25 milionë dollarësh për ndihmë në kapjen e tij.