Trump kujton 11 Shtatorin: Amerika kurrë nuk i nënshtrohet tiranisë

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 17:45 | Nga

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit të më shumë se tre mijë viktimave nga sulmet e 11 shtatorit 2001.

Në fjalimin e tij në Shanksville të Pensilvanisë, presidenti tha se Amerika kurrë nuk do t’i nënshtrohet tiranisë, duke shtuar se kjo është një ditë zie për popullin amerikan.

Ai tha se monumenti përkujtimor në Shanksville është mesazh për gjithë botën se Amerika nuk i nënshtrohet tiranisë.

“Për sa kohë që ekziston ky monument, patriotët e guximshëm do t’i dalin në ndihmë Amerikës kur ajo ka nevojë dhe do të luftojnë”.

I pari i ShBA-së i quajti “patriotë të guximshëm” pasagjerët e aeroplanit që i goditi Kullat Binjake dhe se sfiduan armikun. Sipas tij, ata e ndryshuan rrjedhën e historisë.

Trump tha se kujton edhe momentin kur Amerika u hakmerr ndaj këtij sulmi.

“Ardhmëria e Amerikës nuk është e shkruar nga armiqtë. Ajo është e shkruar nga heronjtë e saj”, ka deklaruar Trump gjatë fjalimit.

Sot janë bërë 17 vite që nga sulmi ndaj Kullave Binjake në New York. Aty vdiqën mbi tre mijë njerëz dhe u lënduan gjashtë mijë të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme