Sipas “Israel’s Channel 10”, Presidenti amerikan, Donald Trump, me sarkazëm ka bërë një parashikim, pasi mbreti jordan, Abdullah II, ka paralajmëruar se shumë palestinez të rinj tani duan “një shtet me të drejta të barabarta”.
Njoftohet se Trump i ka thënë Al-Husseinit në Shtëpinë e Bardhë disa javë më parë se, në mungesë të një zgjidhjeje të negociuar për konfliktin izraelito-palestinez, brenda pak vitesh, Izraeli do të ketë një kryeministër të quajtur Mohammed.
Agjencia e lajmeve “Israel’s Channel 10” i ka quajtur komentet e presidentit amerikan si “sarkastike dhe gjysmë-tallje” por që gjithashtu përmbajnë një lloj të vërtete, transmeton Klan Kosova.
Kanali televiziv ka bërë të ditur se këto komente janë të konfirmuara nga një zyrtar izraelit dhe një ish-zyrtar amerikan i Shtëpisë së Bardhë.