Trump po akuzohet për nxitje të rebelimit, pas kërkesave të tij për “çlirim”

Prishtinë | 18 Pri 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Guvernatori i Uashingtonit, Jay Inslee e akuzoi Donald Trump për nxitjen e rebelimit të brendshëm dhe përhapjen e gënjeshtrave, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara u kërkoi mbështetësve që të “LIBERATE” apo të “çlirojnë” tri shtete të udhëhequra nga qeveritarët demokratë.

“Deklaratat e presidentit, inkurajojnë veprime të paligjshme dhe të rrezikshme. Ai po vë miliona njerëz në rrezik të kontraktimit të coronavirusit”, shkroi Inslee në një seri postimesh në Twitter.

“Thirrjet e tij të palëkundura që njerëzit të ‘çlirojnë’ shtetet, mund të çojnë edhe në dhunë. Trump po nxit rebelimin e brendshëm dhe përhapjen e gënjeshtrave – edhe pse vetë administrata e tij thotë se virusi është i vërtetë, ai është vdekjeprurës dhe kemi një rrugë të gjatë për të bërë para se të hiqen kufizimet” thuhet në një prej postimeve të Inslee.

Reagimi i Islee, vjen pasi Trump besohet se nxiti protestat dhe daljet masive, në kundërshtim të mbylljes nëpër shtëpi, që është bërë për të ndaluar përhapjen e pandemisë.

“LIBERATE MINNESOTA!” “LIBERATE MICHIGAN!” “LIRIA VIRGINIA”, ka shkruar Trump në një seri postimesh, duke kërkuar “çlirim” të këtyre shteteve, ndërsa ai gjithashtu u përplas me guvernatorin e Neë York-ut, Andrew Cuomo për kritika ndaj përgjigjes federale. Sipas Trump, ai duhet të punojë më shumë, derisa ankohet më pak.

Shkrimet e presidentit kanë një ton të ndryshëm nga një ditë më parë, kur Trump tha se i takon qeveritarëve të shteteve që të vendosin se kur dhe si të rihapin ekonomitë e tyre. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme