Trump shpall sot vendimin për marrëveshjen bërthamore me Iranin

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 09:01 | Nga

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump do të njoftojë nëse ShBA-ja do të tërhiqen nga marrëveshja e gjashtë fuqive botërore dhe Iranit për programin bërthamor iranian.

Trump njoftoi në Twitter se do të shpallë vendimin e tij në orën dy pasdite, sipas kohës lokale, nga Shtëpia e Bardhë.

Në marrëveshjen e vitit 2015, Teherani u zotua se do të pezullojë programin bërthamor në shkëmbim të heqjes së sanksioneve.

Trump ka kërkuar që kjo marrëveshje të ndryshohet, ose Uashingtoni do të tërhiqet nga marrëveshje. Kërkesë është kundërshtuar nga Teherani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme