Trumpi fitoi miliona në bizneset e tij sa ishte president – kontribuoi edhe Kosova

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Një raport, i lëshuar nga Demokratët Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, i titulluar “Shtëpia e Bardhë në Shitje”, liston se si vende si Kina dhe Arabia Saudite shpenzuan bujarisht – të paktën 7.8 milionë dollarë – në pronat e ndryshme të Donald Trumpit ndërsa ai ishte në detyrë.

Në listën e vendeve që kanë shpenzuar nëpër pronat e Trumpit, përpos vendeve të pasura, figurojnë edhe vende të vogla e të varfra si Kosova, raporton Klankosova.tv.

Sipas të dhënave që i kanë publikuar Demokratët, del se qeveria e Kosovës në vitin 2018 kishte kontribuuar me rreth 5 mijë dollarë për pak ditë qëndrimi në hotelin “Trump International Hotel”.

Nga data 25 deri më 28 korrik e vitit 2018, në hotelin në pronësi të Donald Trumpit kishin qëndruar qeveritarë, të cilët në total kishin shpenzuar 4,950 dollarë.

Raporti thotë se postimet në rrjetet sociale tregojnë se zyrtarë të tjerë kosovarë e vizituan përsëri hotelin më vonë gjatë administratës Trump, por ish-firma e kontalibitetit e Trumpit, “Mazars” nuk i paraqiti Komitetit asnjë dokument në lidhje me atë vizitë.

Kosova, gjatë mandatit të administratës Trump, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi ekonomik me Serbinë në një ngjarje në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën kryesoi presidenti i atëhershëm Trump.

Veç Kosovës, në “Trump International Hotel” kishin qëndruar edhe zyrtarë qeveritarë të Shqipërisë, të cilët në periudhën 2017-2020 shpenzuan 6,002 dollarë për akomodim.

Këto janë të gjitha vendet që i kontribuuan bizneseve të Trumpit në kohën sa ky ishte president i ShBA-së:

India: 282,764 dollarë

Malajzia: 248,962 dollarë

Afganistani: 154,750 dollarë

Filipinet: 74,810 dollarë

Emiratet e Bashkuara Arabe: 65,225 dollarë

Republika Demokratike e Kongos: 25,171 dollarë

Kazakistani: 23,772 dollarë

Tajlanda: 11,340 dollarë

Republika e vetëshpallur e Qipros turke: 8,800 dollarë

Mongolia: 8,486 dollarë

Libani: 7,720 dollarë

Shqipëria: 6,002 dollarë

Kosova: 4,950 dollarë

Letonia: 2,739 dollarë

Turqia: 1,894 dollarë

Hungaria: 1,011 dollarë

Qipro: 590 dollarë.

Të ngjashme