Presidenti Donald Trump është larguar nga Shtëpia e Bardhë së bashku me bashkëshorten Melanie Trump. Ai është rrugës për në bazën Andrews, ku pritet të mbajë një ceremoni të shkurtër lamtumirëse në bazë para se të niset për në Florida me fluturimin presidencial.
Në ceremoni nuk do të jetë zëvendëspresidenti, republikani Mike Pence. Raportohet se Pence është përshëndetur me Trumpin dje.
Trumpi në bazë do të mbajë fjalimin e tij të fundit si president i ShBA-së, para se të inaugurohet më vonë sot si president Joe Biden.