Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, tha se trupat e tij kanë marrë kontrollin në tri distriktet e para në kufi me Nagorno-Karabakun, si pjesë e një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia që i dha fund luftës gjashtë javore me forcat armene në këtë rajon.
Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit tha më 20 nëntor se njësitë e saj hynë në rrethin e Agdamit, një nga tre distriktet te Nagarno-Karabak, që do t’i dorëzohen Azerbajxhanit pas gati tre dekadash nën kontrollin e Armenisë.
Turmat e njerëzve që mbanin flamuj kombëtarë u mblodhën në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për të festuar dorëzimin e rajonit Agdam ndërsa Aliyev njoftoi për planet “madhore” për distriktin.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri,
Shefi i forcave paqeruajtëse ruse në Nagorno-Karabak tha se operacioni i dorëzimit u zhvillua pa incidente.
Derisa trupat azerbajxhanase u zhvendosën në Agdam një ditë pasi kolonat e ushtarëve armenë dhe tanket u tërhoqën nga territori. Ministri i Mbrojtjes së Armenisë, Davit Tonoyan, u largua nga puna nga kryeministri Nikol Pashinian.
Fshatarëve armenë në Agdam u janë dhënë vetëm pak ditë për të lënë shtëpitë e tyre. Ata u përpoqën paketonin gjwrat e tyre në automjete, si dhe të zbraznin shtëpitë përpara se t’i digjnin ato.
Marrëveshja e paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, e ndërmjetësuar nga Rusia, lejon Azerbajxhanin të mbajë një pjesë të konsiderueshme të rajonit malor, si dhe pjesën më të madhe të zonës.
Rreth 2.000 paqeruajtës rusë do të vendosen për të ruajtur sigurinë në territor për një periudhë pesë vjeçare. Ata gjithashtu do të qëndrojnë si roje në korridorin strategjik Lachin, rruga e vetme që lidh rajonin dhe Armeninë.
Marrëveshja i dha fund luftimeve që lanë të vrarë deri në 5.000 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët. Ajo u shpall më 10 nëntor.
Nagorno Karabahu njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë së saj armene ka qeverisur me rajonin që kur trupat azerbajxhanase dhe civilët azerbajxhanas u dëbuan nga rajoni në luftën e viteve 1990.