Tryezë me gra vendimmarrëse për parandalimin e ekstremizmit



Prishtinë | 18 Maj 2017 | 16:07 | Nga

Syri i Vizionit dhe KVRL Pejë në bashkëpunim me organizatën Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) organizuan tryezën me gra vendimmarrëse për diskutimin e angazhimit të shoqërisë civile dhe aktorëve tjerë lokalë kundër ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë.

Rifat Marmullaku përfaqësues i SPRC-së shpjegoi qëllimin e projektit dhe të aktiviteteve të realizuara me organizatat partnere dhe prezantoi të gjeturat nga raporti “Faktorët ndikues në radikalizëm dhe ekstremizëm të dhunshëm” me theks të veçantë faktorët ndikues në radikalizëm, rolin e Forumeve të Sigurisë në Bashkësi dhe mundësitë e angazhimit të aktorëve të ndryshëm në këto forume.

Po ashtu theksoi rëndësinë e angazhimit të gruas duke qenë shtyllë e familjes në parandalimin e këtij fenomeni.

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, kolonel Shaban Shala, potencoi rëndësinë e bashkëpunimit të trekëndëshit, Polici, Prokurori dhe Gjykatë lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe gjithashtu theksoi që gratë duhet të kenë një rol më të madh në vendimmarrje duke vënë theksin tek angazhimet e policisë së Kosovës në këtë fushë.

Gjyqtarja Nushe Kuka Metaj, u fokusua në veçanti për masat ndëshkuese që parashihen me Kodin Penal të Kosovës dhe nënvizoi nevojën për riintegrimin dhe risocializimin e personave që kanë marrë pjesë në luftërat e huaja.

Prokurorja Lumturije Vuçetaj, tha se çdo hap i ndërmarrë është një preventivë ndaj ekstremizmit.

Sabahate Qorkadiu, nga ZBGj-ja vuri në pah nevojën për monitorim të ligjëratave në xhami.Ndërsa Islam Husaj, Kryesues i Kuvendit Komunal potencoi krijimin e grupeve mbështetëse të rinisë për personat me rrezik të influencimit dhe bashkimin e mekanizmave në luftimin e kësaj dukurie.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme