Turistët nga Kosova dhe Gjermania shijojnë shtegun Valbonë -Theth

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Tiranë, 9 korrik – Parku Kombëtar Lugina e Valbonës tashmë është kthyer në një prej destinacionve turistike më të preferuara në Shqipëri nga turistë të huaj dhe vendas.

Shtegu Valbonë -Theth që lidh të dy parqet kombëtare brenda hapësirës së Alpeve është shtegu me lëvizjen më të madhe të turistëve. Një grup turistësh nga Kosova së bashku me turistë gjermanë vizituan këtë shteg të udhëhequr nga guida e “Smile Albania”.

Ata shijuan peizazhin e mrekullueshëm që ofron ky vend, bënë hiking nëpër shtigje duke shijuar bukurinë dhe biodiversitetin që ofron kjo zonë. Gjithashtu ata shijuan dhe kulinarinë dhe mikpritjen e bujtinave që ndodhen në zonë.

Gjatë këtij sezoni turistik puna e punonjësve të Policisë së Shtetit në funksion të masave të sigurisë dhe lehtësimit të lëvizjes së turistëve dhe qarkullimit të mjeteve është e pranishme në këto zona ku ka prani të madhe të turistëve të huaj/ATSH.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme