Turizmi, gjithnjë e më atraktiv

Prishtinë | 26 Gus 2017 | 09:28 | Nga

Republika e Kosovës ka burime të mjaftueshme për zhvillimin e disa llojeve të turizmit, të cilat mund të shfrytëzohen si vende atraktive për turistët, si vendorë, ashtu edhe ata ndërkombëtarë, thonë njohës të kësaj fushe.

Kohëve të fundit, thonë ata, është vërejtur një trend më i madh i turistëve urbanë që vizitojnë qytete të ndryshme të Kosovës, por kjo ndodh me angazhimin dhe promovimin e agjencive private turistike dhe jo nga promovimi që bëjnë autoritetet kompetente.

Nga hulumtimet që kanë bërë organizata të ndryshme joqeveritare, Kosova me një sipërfaqe prej mbi 10 mijë kilometrash katrorë, posedon 1 mijë vende, të cilat konsiderohen atraktive për t’u vizituar.

Zekë Çeku, ekspert i fushës së turizmit dhe udhëheqës i Shoqatës së Turizmit në Kosovë, thotë për Radion Evropa e Lirë se është vërejtur një rritje e numrit të turistëve, sidomos e alpinistëve nga Shqipëria, Turqia, Franca dhe vendeve tjera rajonale që kalojnë nëpër Kosovë.

Sipas tij, përfshirja e Kosovës në projektin e turizmit në natyre “Via Dinarica”, ka ndikuar shumë në lëvizjen e turistëve të huaj.

“Via Dinarica” është platformë, e cila shërben për të promovuar trashëgiminë kulturore dhe për zhvillimin e shumë sektorëve të turizmit, qoftë në nivel vendi apo ndërkombëtar.

“Në fillim të këtij viti Kosova është përfshirë në projektin ‘Via Dinarica’, e cila shtrihet prej Sllovenisë deri në Greqi. Pastaj, jemi në fillim të projektit për Bjeshkët e Sharrit, që është projekt i ngjashëm me projektin ndërkufitar ‘Majat e Ballkanit’ – Kosovë, Shqipëri Mal i Zi”, thotë Çeku.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme